Kreu i LSDM-së Venko Filipçe kërkon seancë të posaçme në të cilën qeveria do të sqarojë pozitën ndërkombëtare pas vizitave të njëpasnjëshme në SHBA si dhe garancitë që ekzekutivi pretendon se i ka marrë nga atje për mbështetjen dhe eurointegrimin e vendit. Ai thotë se kryeministri Mickoski thotë vazhdimisht se ka mbështetje por se opozita dhe opinioni mbeten të painformuar se çfarë nënkupton kjo. /Alsat.mk