Profili zyrtar në Instagram-in e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka shpërndarë një video të pazakontë, të krijuar nga inteligjenca artificiale (AI), të vizionit të tij për Rripin e Gazës.
Pas deklaratave se SHBA-të do të “marrin përsipër” Gazën dhe do ta rrafshojnë atë, Trump ka shkuar në llogarinë e tij personale @realdonaldtrump për të postuar një video të planeve të tij.
Pamjet tregojnë Gazën e shkatërruar nga lufta duke u shndërruar në një vend me hotele, dyqane, kafene dhe një plazh të pacenuar.
Një interpretim i AI i aleatit të Trump dhe themeluesit të Space X, Elon Musk, shfaqet në video, siç bën edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Videoja përmban gjithashtu statuja të shumta të arta të Trump-it në të gjithë Gazën futuriste.
Trump nuk e ka përshkruar videon e diskutueshme, e cila shkaktoi një lumë komentesh.
“Unë votova literalisht për ju që të na mbani jashtë konfliktit global. Ndihem i tradhtuar”, tha një përdorues i Instagramit.
“Kjo është një ide e tmerrshme dhe një postim i tmerrshëm”, shkruante një tjetër.
Trump sugjeroi në fillim të këtij muaji që palestinezët e zhvendosur të zhvendoseshin përgjithmonë jashtë Gazës dhe propozoi që SHBA-të të merrnin “pronësinë” në rizhvillimin e zonës.
Ai i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me Netanyahu-n.
Kliko per te pare VIDEON!
Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qatar-i dhe Liga Arabe, si dhe Autoriteti Palestinez, tashmë e kanë hedhur poshtë idenë e zhvendosjes së banorëve të Gazës në vende të tjera.