Amber, G Bani dhe Jozi ishin tre fatlumët e pritshëm që do t’i shohim sërish brenda shtëpisë. S’e dimë sa muaj ka ndërmend të zgjasë ky Big që sa vjen e i shton banorët në vend që të bëjë të kundërtën.
E paqartë ishte hyrja e ftohtë e të treve, a thua se po i fusnin me zor sërish brenda, po historia ka treguar që sjellje të tilla, strategjike qofshin, i kanë nxjerrë këta lloj banorësh sërish tek dera në një periudhë të shkurtër kohore.