Skandalet në shëndetësi, vetëm një mjek mbetet pa licencë / Oda e Mjekëve distancohet nga vdekja e foshnjave

Ndonëse në dekadën e fundit ka pasur një sërë skandalesh në shëndetësi, Oda e Mjekëve me kërkesë të gjykatës ka lënë pa licencë pune vetëm një mjek ndërsa dy prej tyre ka pezulluar përkohësisht. Kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Sardelova thotë se ata mund të veprojnë vetëm në bazë të kompetencave që kanë.

“Në 10 vitet e fundit një licencë është marrë përfundimisht sipas vendimit të gjykatës dhe dy licenca janë marrë përkohësisht. Kjo është sipas vendimit të gjykatës. Pra kjo është sipas rregullave ligjore që ne mund të veprojmë pasi ligji është i qartë dhe tregon se kur mund dhe sa gjatë mund të merret licenca dhe në cilat kushte”, deklaroi Kalina Sardelova, kryetare e Odës së Mjekëve.

Për vdekjet e foshnjave në Klinikën e Fëmijëve që tronditën opinionin muajt e fundit, Oda e Mjekëve distancohet nga heqja e licencave, dhe thotë se vendimet përfundimtare i merr Ministri i Shëndetësisë.

“Të gjitha çështjet që i referohen mbikëqyrjes profesionale e shoh që atë duhet ta punojë komisioni mbikëqyrës. Deri tek komisioni gjithçka që është sjellë, ndiqet dhe ata vendosin dhe vendimet dërgohen në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë është ai që e merr vendimin e fundit”, tha Kalina Sardelova, kryetare e Odës së Mjekëve.

Sardellova foli edhe për mos njohjen e stazhit të infermierëve që kanë punuar me vite të tëra me kontratë në vepër. Ajo tha se me aq mundësi sa ka pasur është angazhuar për punësimin e tyre, dhe tha se duhet të ketë mekanizëm për njohjen e stazhit të punës për këto infermiere. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu