Kryetari Dehari i përgjigjet Ministrit Limani: Kot e keni ju, z.Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Me hakmarrje dhe duke vjedhur të arriturat tona politiko-kombëtare, nuk do të arrini askund, vetëm se në shërbim të djallit.
Gjatë ushtrimit të detyrës suaj si ministër, nuk është vërejtur asnjë akt, shkresë apo dokument i hartuar në gjuhën tuaj amtare, pavarësisht se përdorimi i saj është i garantuar me ligj. Si përfaqësues i komunitetit shqiptar, pritej që këtë të drejtë ta respektonit dhe promovonit, duke dëshmuar përgjegjësi institucionale dhe ndjeshmëri ndaj sakrificave që kanë mundësuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Sa i përket punës sime në institucionet komunale, faktet flasin vetë.
Kthesa historike, që do t’i kujtojmë bashkërisht:
Nga dy të punësuar shqiptarë në çerdhen e qytetit në vitet 2013-2014, sot numri i tyre ka tejkaluar 30, duke reflektuar një përfshirje të ndjeshme në përputhje me parimet e barazisë dhe përfaqësimit.

E njëjta qasje është aplikuar edhe në institucionet e tjera si zjarrfikësit, shkollat, ndërmarrjet komunale dhe Administratën e komunës, për të cilat do të përgjigjem me numra konkretë.

Për mua, puna dhe përkushtimi në shërbim të qytetarëve kanë qenë gjithnjë mbi çdo interes apo kalkulim politik. Të them të drejtën, prita që të na jepnit numra punësimi në ministrinë që drejtoni, për të na gëzuar me përfaqësimin e shqiptarëve.

Prita që do të na vizitonit, duke na afruar investime të reja dhe mundësi avansimi. Pra, prita bashkëpunim në të mirë të qytetarëve, jo ndërhyrje për pengesa dhe cenim të kompetencave komunale përmes gjuhës maqedonase, e jo asaj shqipe, që është gjuhë zyrtare.

Së fundmi, z. ministër, unë nuk di të shfrytëzoj portale false me emra kombëtarë, patriotikë e folklorikë për të njollosur, sharë apo ofenduar, ditë e natë, pa fakte, punën time, familjarët apo ekipin tim punues, të cilët me përkushtim realizojnë detyrimet e tyre. Nuk di të përdor as gjuhë urrejtjeje dhe as ofenduese. Nuk e kam bërë, nuk e bëj dhe nuk do ta bëj asnjëherë.
Unë nuk e njoh atë gjuhë.

Ja edhe një dokument zyrtar që jua kam kthyer për mosrespektim të gjuhës së bukur shqipe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu