Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti ka pyetur sot nga foltorja e parlamentit se kur duhet të ju besojmë juve që dolët me pompoziitet se do ti mbyllni lojrat e fatit. Jo që si mbyllët por ato u shtuan dhe ju sot thoni se lojrat e fatit online kanë dalur jashtë kontrollit. Por nga kjo që thoni nuk është se ju dëshironi ti mbroni qytetarët por qëllimi juaj është të mundësoni dhe të mbroni oligarkët që meren me këtë veprimtati, shkruan Top24
Ashtu siç ju thamë: Lojrat e fatit online nuk u mbyllën, por u shtuan më shumë!
Sot u konfirmua e vërteta që e tham ne me kohë, se interpretimi autentik nuk i ndalon lojrat e fatit online. Vetë deputetët e shumicës e pranuan se lojrat online janë shtuar edhe më shumë dhe tanimë kanë dalë nga kontrolli. U dëshmua se zgjidhja e vetme ka qenë ligji i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe se çdo veprim tjetër i tyre ka qenë vetëm për të mbrojtur disa kompani të afërta me pushtetin.