VLEN: Investojmë 12 milionë euro në spitalin “8 Shtatori”, shëndetësia po merr frymë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se vazhdojnë punën për qytetarët e vendit, duke sjellë projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës. Nga VLEN thonë se ka nisur implementimi i një projekti të jashtëzakonshëm në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, një investim prej 12 milionë eurosh, që do të modernizojë dhe transformojë këtë institucion shëndetësor në standardet më të larta evropiane.

“Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë dhe pajisjen më të avancuar të njësisë së terapisë intensive, duke shtrirë investimin në një sipërfaqe prej 2000m², ku do të ndërtohen shtatë salla operacioni supermoderne. Me këtë investim, Spitali “8 Shtatori” do të kthehet në një qendër shëndetësore të nivelit më të lartë, duke i dhënë fund mungesave infrastrukturore dhe teknologjike të së kaluarës”.
“Ky investim strategjik parashikon dy salla të specializuara për kirurgji abdominale, dy për ndërhyrje urologjike, një për operacione të veshit, hundës dhe fytit, një për kirurgji të syve dhe si risi absolute – kirurgjia robotike, e cila është e para e këtij lloji në vend! Ky është një hap gjigant drejt një shëndetësie moderne dhe të avancuar, ku teknologjia më e fundit vihet në shërbim të qytetarëve”.

“Si pjesë e këtij investimi madhor, do të bëhet renovimi i plotë i kulmit të spitalit dhe vendosja e një sistemi efikas të ngrohjes dhe ftohjes, duke garantuar kushte optimale për pacientët dhe stafin mjekësor. Për herë të parë, sallat e operacionit do të pajisen me gjeneratën më të fundit të tavolinave kirurgjikale, ndriçim LED të avancuar, kompjuterë mjekësorë, aparate anestezie të sofistikuara, pajisje kauterike, pompa infuzioni, defibrilatorë dhe gjithë inventarin e nevojshëm mjekësor. Kjo do të thotë që pacientët tanë do të kenë trajtime shëndetësore të një niveli superior, të njëjtë me ato të spitaleve më të mira evropiane”, thonë nga VLEN.

Më tej shtojnë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka qenë shtytës kyç i këtij projekti transformues.

“Falë vizionit të tij dhe mbështetjes së koalicionit VLEN, qytetarët tanë do të kenë qasje në shërbime shëndetësore më cilësore, më efikase dhe më dinjitoze. Ky projekt vulos epokën e re të shëndetësisë moderne në vendin tonë! Investimet në shëndetësi janë investime në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe VLEN po dëshmon se puna dhe përkushtimi i saj janë mbi çdo kalkulim politik! Shëndeti i qytetarëve është prioritet absolut dhe këtë e dëshmojmë me projekte konkrete e revolucionare. VLEN për qytetarët! VLEN për një jetë më të mirë! VLEN për shëndetësinë moderne dhe evropiane!”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu