Fatmir Dehari kundërshton vendimet hakmarrëse të ministrave shqiptarë

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka reaguar ndaj vendimeve hakmarrëse dhe të paligjshme të ministrave shqiptarë që sjellin vendime në gjuhën maqedonase.

Pavarësisht sfidave dhe padrejtësive, angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e qytetarit tonë. Vetëm përmes drejtësisë dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, ka shkruar Dehari.

Të dashur qytetarë,

Në këtë përshkrim të shkurtër do të ndaj me Ju një periudhë sfiduese dhe të rëndësishme për arsimin në komunën tonë, duke nisur nga vështirësitë fillestare deri te përpjekjet tona për përmirësim dhe për fat të keq deri te hakmarrja politike .

1. Gjendja fillestare (2013-2014)

Arsimi në gjendje të rëndë, me borxhe deri në 1.700.000 euro.

Çerdhja e qytetit në kushte katastrofale dhe funksiononte si institucion njëetnik.

Stafi shqiptar pothuajse i padukshëm, dhe fëmijët e komuniteteve të tjera të papranuar.

2. Ndërhyrjet dhe përmirësimet

Rinovimi i tërsishëm i objektit të vjetër të çerdhes dhe ndërtimi i objektit të ri me standarde moderne.

Punësimi i rreth 32 kuadrove të reja shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera.

Emërimi i Sadik Ahmetit si drejtori i parë shqiptar, i cili për 6 vjet modernizoi institucionin.

3. Ndryshimi i pushtetit dhe hakmarrja politike

Në nëntor të vitit 2024, ministri shqiptar Fatmir Limani urdhëroi në gjuhën maqedonase shkarkimin e drejtorit Sadik Ahmeti.

Pas tre muajsh, përsëri ministri shqiptar, duke shkelur përdorimin e gjuhës shqipe dhe në gjuhën e tij të preferuar maqedonase, i mori Kryetarit të komunës kompetencat vetëm për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të çerdhes, me ç’rast shkarkon përsëri ushtruesin e detyrës drejtor Emirjeta Fejza.

4. Apel për reflektim

Këto veprime dëmtojnë funksionalitetin e një institucioni jetik për qytetarët.

Ftohen qytetarët të vlerësojnë situatën dhe pasojat e saj për shoqërinë.

5. Mesazh përmbyllës

Këto veprime tregojnë se hakmarrja dhe interesat personale nuk duhet të kenë vend në institucionet që u shërbejnë qytetarëve. Pavarësisht sfidave dhe padrejtësive, angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e qytetarit tonë. Vetëm përmes drejtësisë dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu