ASH: Ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta

Debati për stemën dhe simbolet e tjera shtetërore, ashtu siç po imponohet nga VMRO dhe vasalët shqiptarë në Qeveri është vetëm një tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët, për të etnizuar shtetin dhe për të forcuar diskriminimin ndaj të gjithë qytetarëve. Përgjigja e përfaqësuesve të VREDI-t është edhe më e rrezikshme sesa vetë iniciativa e padronëve të tyre. Heqja e termit ofendues “20%” dhe emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe nuk guxon të ndërlidhet me ndryshimin e stemës dhe vendosjen e luanit të VMRO-së. Emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe dhe ndryshimi i himntit dhe flamurit, janë nevojë për të korigjuar padrejtësitë dhe për të trajtuar siç duhet bashkësitë etnike në vend. I gjithë monologu i partive në pushtet po zhvillohet në drejtim të gabuar.
– Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet duke shkaktu një padrejtësi tjetër. Etnizmi i stemës me luan nuk guxon të bëhet si çmim për heqjen e 20%
– Stema është simboli i vetëm që nuk ka element etnik maqedonas.
– Ne duhet ta bëjmë himnin si stemën dhe jo stemën si himnin.
Në bazë të pikave të sipër përmendura, partitë duhet të ulen dhe të gjejmë zgjidhje për emërtimin e drejtë të gjuhës shqipe, si dhe deetnizimin e himnit dhe flamurit me qëllim që të dyja të përfaqësojnë karakterin multietnik të shoqërisë dhe shtetit. Ndërlidhja e tyre me ndryshimin e stemës është vetëm një alibi, mjegullim i opinionit dhe mashtrim i qytetarëve për të relativizuar kontrabandimin e luanit në stemën shtetërore.
Për çeshtje të tilla sensitive duhet marrëveshje me faktorin politik që është legjitimuar në zgjedhje direkte nga shqiptarët dhe jo nga faktor politik që janë perzgjedhje dhe nën vasalitet të plotë të VMRO-DPMNE.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu