Reagon ASH-Sela: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO”

Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet në organ partiak të VMRO-DPMNE-së, njëjtë si në kohën e Nikolla Gruevskit dhe Gordana Jankullosvskës. Kështu ka akuzuar Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ndërsa ka komentuar logon e re të Njësisë për mbrojtjen e personave dhe objekteve të veçanta në MPB.

“Pas degradimit të shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse, dorëheqjes së njërit prej funksionarëve shqiptarë për shkak të mospërfilljes, mos ndëshkimit të policit që demoloi flamurin shqiptar, tani ka filluar edhe ndryshimi i simboleve të njësiteve duke vendosur simbole partiake të VMRO-së, duke na rikthyer si dezhavu në kohën e Jankullovskës. Në 80 vjetorin e njësitit për mbrojtje të afërt të personave dhe objekteve, në simbolin e këtij njësiti në vend të bufit është vendosur luani i VMRO-së”, thonë në ASH-në e Selës.

Me këto veprime, vijon më tej reagimi, Ministria e Punëve të Brendshme gjithnjë e më shumë po bëhet një etnike dhe një partiake, duke u rikthyer në famëkeqen “MVR-VMRO”.

“Pyesim publikisht se cili është roli i zëvendës ministrit shqiptar, por edhe i partive shqiptare në Qeveri, të cilët jo vetëm që nuk ndalojnë këtë projekt, por as nuk reagojnë dhe nuk thonë asnjë fjalë të vetme. A është ky çmimi që duhet të paguajnë shqiptarët në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi për disa kolltukë të funksionarëve të Vlenit!?”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu