Taravari: Nuk ka gabim mjekësor për vdekjen e binjakëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi se nuk ka lëshim mjekësor për vdekjen e binjakëve në Spitalin e Prilepit në janar të këtij viti. “Nuk ka gabim profesional, po të kishte, menjëherë do të ishit njoftuar dhe do të ndërmerreshin hapa për masa disiplinore. Megjithatë edhe ISHSSH edhe komisioni profesional që ishte nga Ministria e Shëndetësisë, konstatuan se nuk ka lëshim mjekësor”, tha Taravari pas vizitës në spitalin e Prilepit.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor më 22 janar kumtoi se do të japë vendim me urdhër për zbatim të procedurës për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore tek punonjësit shëndetësorë të cilët morën pjesë në mjekimin dhe lëshimin nga spitali të foshnjave binjake të cilat ndërruan jetë më 16 janar, qëndron në shkresën e Inspektoratit i cili pas rastit kreu mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në spitalin e Prilepit, konkretisht në Repartin e gjinekologjisë-obstetrikës dhe në Repartin e neonatologjisë në rastin me foshnjat e vdekura.

Inspektorët konstatuan se kur më 10 janar, nëna me nënshkrim, me kërkesë të vet u largua nga spitali me foshnjat e lindura para kohe, më 30 dhjetor, dhe me peshë të vogël, spitali nuk e ka njoftuar Qendrën për punë sociale.

“Lidhur me shkresën nga institucioni, nga ana e mjekëve nga reparti i neonatologjisë është marrë informatë se nëna ka insistuar për lëshim të foshnjave edhe përkundër përpjekjeve të tyre për ta bindur se duhet të qëndrojnë në institucion. Edhe përkundër asaj foshnjat me kërkesë të nënës dhe me nënshkrimine saj, janë lëshaur nga institucioni me rekomandimin për gjidhënie, vitamin D3 dhe kontroll tek pediatri për shkak të peshës së tyre. Nga ana e institucionit, lidhur me lëshimin para kohe të foshnjave, nuk është parashtruar njoftim drejt Qendrës kompetente për punë sociale”, thuhet në raportin e ISHSSH-së të 22 janarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu