Nis publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë.

Votat për deputetë mund t’i gjeni:KËTU
Këta janë kandidatët më të votuar te koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët
11 min. më parë / 20 shk 2025 13:09
Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj prin me vota te koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, me 37752 vota, kur janë procesuar 90.41 për qind të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

I dyti në listë është Fatmir Limaj me 22 mijë e 207 vota, ndërsa i treti Daut Haradinaj me 21 mijë e 796.
Time Kadrijaj është e katërta me 12 mijë e 976 vota, ndërsa Bekë Berisha i pesti me 12 mijë e 972. Arbëreshë Kryeziu ka 10 mijë e 824 vota, Lahi Brahimaj 10611 vota, ndërsa Veseli Krasniqi 10 mijë e 407.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i ka marrë 9757 vota, ndërsa Xhevahire Izmaku 9439. Gani Bajraktari i ka marrë 8970 vota, Arbër Tolaj 8520, Albana Bytyqi 8398, Endrit Shala 8229 dhe Besnik Tahiri 8006.

Sipas rezultateve nga QKN-ja pas procesimit të 90.41 për qind të vendvotimeve, koalicioni ka 7.52 për qind të votave.

Rezultatet nga QKN-ja mund t’i shihni këtu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu