Lista per Familjen – Rrahmani thotë se bashkë me Korenicën do të formojnë subjekt të ri politik

Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se bashkë me deputetin Visar Korenicën do ta themelojnë një subjekt të ri politik.
Rrahmani tha se rrugëtimi i ri do të jetë i gjatë për të dhe sipas tij, do të jetë jetësor, ku do të përkushtohet që t’i ofroj vendit një diçka të dinjitetshme.
“S’kemi vendosur ende për emrin e partisë, por kemi angazhuar disa ekspertë që merren. Më 10 shkurt kam filluar takimet dhe angazhimet për krijimin e një subjekti të ri politik ku janë angazhuar ekspertët që merren me logon dhe emrin”, tha Rrahmani në Klan Kosova.
Ndërsa për sa i përket rezultatit dhe fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, Rrahmani tha se Koalicioni për Familje ka pasur sulme të përditshme,.
“Kemi pasur sulme të përditshme, madje kaluan edhe përmes PZAP-së, përmes cenimit të spoteve, ka pasur një cenzurë të përgjithshme ku kanë qenë të bashkërenduara pozitë-opozitë”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu