Në Maqedoni të mbajnë drejtor me zor? Ajdini dy herë ka dhënë dorëheqje nga u.d. drejtor i Qendrës për Kulturë në Tetovë, Ministria e Kulturës pa përgjigje!

Në Maqedoni të mbajnë drejtor me zor? Edhe pse Fatlind Ajdini, ushtrues i detyrës drejtor i Qendrës për Kulturë në Tetovë, ka dorëzuar dy herë dorëheqje në Ministrinë e Kulturës, në asnjërin rast nga kjo Ministri nuk ia kanë pranuar dorëheqjen, gjithashtu nuk i kanë dhënë asnjë sqarim pse nuk e lejojnë që ta lëshojë këtë post. Sipas Ajdinit arsyeja e dorëheqjes është se kjo Qendër nuk mund të menaxhoj me projektin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës.

“Unë që në fillim të mandatit pasi dështoi konkursi për zgjedhjen e drejtorit unë si ushtrues detyre dorëzove dorëheqjen deri tek ministri, dhe në dorëheqjen e dytë që ia dorëzove Ministrisë së Kulturës, gjegjësisht ministrit, nuk kam akoma asnjë përgjigje. TV21: Në radhën e parë ju kanë dhënë përgjigje? Jo as në radhën e parë as në radhën e dytë. Arsyeja për dorëheqjen time janë mos mundësi për të menaxhuar me projektin e madh të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, është një ndër investimet më të mëdha buxhetore për vitin 2021 dhe i është dhënë në dorëzim një institucioni të vogël siç është Qendra e Kulturës, e cila nuk ka kapacitete, kuadro për të menaxhuar një projekt kaq të madh, dhe kjo është arsyeja kyçe dhe e vetme për dhënien e dorëheqjes”, tha për TV21 Fatlind Ajdini –u.d. i drejtorit Qendrës për Kulturë Tetovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu