Itali, vazhdon aktiviteti vullkanik në malin Etna

Vazhdon aktiviteti vullkanik në malin Etna të Italisë dhe rrjedha e llavës që filloi më 8 shkurt, në vullkanin aktiv më të lartë në Evropën kontinentale, raporton Anadolu.

Aktiviteti vullkanik ka shkaktuar probleme të trafikut ajror në aeroportin e Katanias, në jug të Italisë.

Aeroporti dje njoftoi në X se hapësira ajrore juglindore do të mbyllej deri në orën 18:30 sipas kohës lokale.

“Nuk ka kufizime në nisjet nga aeroporti. Pasagjerët luten të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit me linjën ajrore”, thuhet në njoftim.

Një pjesë e hapësirës ajrore u mbyll përkohësisht edhe të dielën.

Etna ka nxjerrë llavë në shtatë ditët e fundit përmes një çarjeje në shpatet jugore të kraterit të njohur si Bocca Nuova (Goja e Re).

Aktiviteti po rritet gradualisht dhe tani vullkani po nxjerr re hiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu