SkandaL: Qeveria VMRO-VLEN me iniciativë për t’ia marrë tri prona në carshinë e Shkupit BFI-së Avokati i Shtetit Bekim Emini Hesht

Skandal në paralajmërim. Qeveria aktuale përmes ministrisë së Kulturës sic mëson Klan Maqedoni ka bërë kërkesë deri tek avokati I shtetit për shfuqizimin e vendimit të ish qeverisë për kthimin e tre pronave me procesin e denacionalizimit BFI-së.

“A po alarmohet BFI, nga Ministria e Kulturës për rrikthimin e pronave të tre objekteve të saj?

Bëhet fjale për tre objekte në Carshinë e vjetër të Shkuput, Kapan An, Bezisteni dhe ish kino Napredoku ose objekti I tetrit për fëmijë të cilët ju këthuen para disa vietevë në pronësi BFI-së.

Ministria e Kulturës zyratrishtë sic mësojmë I është drejtuar avokatit të shtetit që tre pronat ti rikthej përsëri në pronësi të Ministrisë së Kulturës.

“Një ndër tre objektet që Ministria e Kulturës pretendon ta rrikthej është edhe Kapana që ndodhemi tani”…..

Klan Macedonia ka kërkuar sqarim edhe nga Ministria e Kulturës për të komentuar këto informacione por deri më tani ende nuk kemi një përgjigje konkrete. Edhe avokati i Shtetit, Bekim Emini nuk u përgjigj televizionit tonë nëse ka arritur zyratishtë deri te k ai një kërkesë e tillë nga ministria e kulturës dhe a është e vërtet se e njejta tani më është procesuar në institucionin të cilin ai e drejton .

Kontaktuam BFI-në, e nga atje nuk ishin të informuar, Reis Ulema Shaqir Fetahu tha se për këtë çështje do të përgjigjen nga drejtoria e sektorit të Vakëfit. E nga sektori i vakëfit thanë se presin të realizojnë takim me Avokatin Shtetëror dhe shtojnë:

“Neve nuk na ka ardhur ende asgjë nga Avokati i Shtetit, por kemi informacione jo zyrtare, që nga Ministria e Kulturës kanë bërë ankimim dhe kërkojnë që të ju kthehet prona atyre, edhe pse prona është kthyer vite më parë diku katër pesë vite, në mënyrë ligjore dhe në katastër është e BFI-së” – tha Fehmi Ebibi.

Cili do të jetë fati I tre objekteve që tani janë pjesë e vakëfit të BFI-së mbetet të shofim. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu