Trump uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, Presidenti Trump shpreh mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për Kosovën dhe angazhimin për forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Ai ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes dy shteteve dhe shprehu zotimin për thellimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe përkushtimin e saj për të ndërtuar një shoqëri demokratike ku të gjithë qytetarët e saj mund të jetojnë dhe të zhvillohen së bashku. Lidhjet mes popujve tanë janë të forta dhe presim me padurim t’i zgjerojmë këto marrëdhënie, duke përfshirë edhe mundësi të shtuara investimi, për të sjellë më shumë prosperitet për të dyja kombet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën për forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi.” – thuhet mes tjerash në urimin e Trump.

Në fund të letrës, Presidenti Trump uroi popullin e Kosovës me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

“Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës është një moment për të nderuar arritjet e së kaluarës dhe për të parë drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe lidhjeve më të thella mes kombeve tona. Ju dërgoj urimet e mia më të mira popullit të Kosovës në këtë ditë feste.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu