Erdogan i përgjigjet Trumpit dhe Netanyahut: Askush nuk mund t’ua marrë Gazën palestinezëve

Duke folur në televizionin indonezian Narasi, Erdogan iu drejtua planit të Trumpit për të larguar më shumë se 2 milionë palestinezë nga Rripi i Gazës, për të pretenduar kontrollin e SHBA-së mbi të dhe për ta kthyer atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, shkruan Reuters.

“Unë e shoh vendimin e Trumpit për të bërë një marrëveshje të tillë me një vrasës si kryeministri izraelit Benjami Netanyahu, si një kërcënim të madh për paqen botërore”, tha Erdogan.
“Për momentin, askush nuk mund ta largojë Gazën nga palestinezët, nga gazanët. Guximi për të bërë diçka të tillë është, së pari, një kërcënim shumë i madh për paqen botërore”, shtoi lideri turk.
Erdogan tha gjithashtu se nuk i konsideron të sakta deklaratat e Trumpit, që përbëjnë atë që ai e quajti “sfida për shumë vende në botë”.

“Shpresa ime është që gabime të tilla të përmirëshohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe që një gjigant global si SHBA-ja të përmirësojë shpejt këto gabime në mënyrë që paqja globale të gjejë një mënyrë për t’ia dalë”, tha ai.

Ndryshe, bota arabe ka shprehur zemërim dhe fuqitë evropiane shqetësim të thellë për propozimin e Trumpit që palestinezët duhet të zhvendosen nga Gaza përgjithmonë për të lejuar që ajo të zhvillohet si një pronë turistike bregdetare nën kontrollin e SHBA-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu