Vjedhje në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale! Janë vjedhur kompjuterë, celularë dhe para të drejtorit!

Vjedhje në zyrat e Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale. Janë vjedhur disa kompjuterë dhe celularë, dhe para personale të drejtorit që i kishte lënë në zyrë, përcjell TV21. Në fakt këto para ishin edhe arsyeja pse drejtori i inspektoratit Ferdi Shabani shkoi të shtunën në zyrë për t’i marrë, kur edhe u përball me zyrat e demoluara dhe pajisjet që mungonin. Rastin thotë se menjëherë e ka denoncuar në polici. Drejtori dyshon se vjedhja ka ndodhur ndërmjet së premtes dhe së shtunës.

“Ishte bërë masakër. Vjedhje me dhunë. Pasi hyra këtu… ishte për habi se si mund të ndodhë kjo vjedhje kur këtu edhe MPB ka zyrat e saj dhe pash se ishin demoluar shumë sende, shumë vjedhje. Janë vjedhur disa laptopë, disa kompjuterë dhe disa telefona që i morëm para disa javëve dhe i pata paraparë për inspektorët. Pasi e pash gjendjen, e kam paraqitur rastin menjëherë në polici dhe reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm. Kjo është fotografia në zyrën time. Kjo e njëjta fotografi është në zyrën time ku qëndroj unë. Dera ime te zyra… edhe dera tjetër e punëtorëve të inspektoratit për vetëqeverisje lokale dhe këtu e kemi derën afër që e kam, që është e punësuara, pjesë e kabinetit tim, ja shihet qartë se si janë munduar ta hapin, e kanë dëmtuar…”, tha Ferdi Shabani, drejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu