Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare

Shkup, 14.02.2025 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga Drejtori Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Nikolas Markier, i shoqëruar nga përgjegjësi i IFC-së për Maqedoninë dhe Kosovën, Visar Perani, përgjegjësja për investime në sektorin e energjisë për Ballkanin Perëndimore Milica Sredanoviç dhe Vadim Sherbakov, përgjegjës i Investimeve në Sektorin e Energjisë për Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e punës, IFC prezantoi modelin për mbështetjen e sektorit privat përmes partneritetit publiko-privat, si dhe bashkëpunimin potencial afatgjatë dhe mundësitë për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në zbatimin e agjendës së gjelbër si një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Mexhiti i njoftoi përfaqësuesit e IFC-së për prioritetet e Qeverisë dhe aktivitetet e ndërmarra në këtë drejtim, duke vënë në pah ndotjen e ajrit dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit në zonat urbane si prioritet kyç.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, tha Mexhiti, po fokusohet në identifikimin e shkaqeve të ndotjes, jo të pasojave. Mexhiti informoi për mbështetjen e deritanishme të BE-së dhe Bankës Botërore në këtë fushë, por theksoi se ka hapësirë për realizimin e një partneriteti publiko-privat në një fazë të mëvonshme.

Duke marrë parasysh se shkaktarët kryesorë të ndotjes janë ngrohja e amvisërive dhe ndotja nga trafiku, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje të mëdha për realizimin e projektit të gazifikimit, si një nga zgjidhjet kryesore, i cili synon që qytetarët të përdorin metoda ngrohëse miqësore me mjedisin, të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes për 50-70 për qind, tha Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu