Agjencia për Siguri Kombëtare në Maqedoni do të bëjë testime poligrafike

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) sot kumtoi se fillon me zbatimin e testimit poligrafik. Testimi poligrafik do të zbatohet si hap i obligueshëm në procesin e selektimit të personave për punësim, në procedurat për kontroll të integritetit profesional të të punësuarve, gjatë kryerjes së kontrolleve të sigurisë për të cilat kompetente është Agjencia, si dhe në të gjitha rastet tjera në pajtim me Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Në kumtesë theksohet se obligimi ligjor për zbatimin e testimit poligrafik është parashikuar me themelimin e Agjencisë në vitin 2010.
“Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare në fjalimet publike premtoi se me siguri fillon periudha e përmbushjes së detyrimeve ligjore të pazbatuara, me qëllim të arritjes së standardeve më të larta të integritetit, besimit dhe profesionalitetit në punë. Me vendosjen e testimit poligrafik në Agjenci njëkohësisht realizohet premtimi i dhënë dhe detyrimi ligjor përmbushet plotësisht”, kumtuan nga ASK.

Shtohet se Agjencia për Siguri Kombëtare disponon me informata nga niveli më i lartë i besueshmërisë.
“Zbatimi i poligrafit paraqet një metodë për vlerësim që do të mundësojë selektimin e kuadrit i cili i plotëson kriteret më të larta etike dhe profesionale për punë, verifikimin e përshtatshmërisë së sigurisë së punonjësve dhe minimizimin e rreziqeve nga aktivitetet e mundshme komprometuese që do të siguronin interesat e sigurisë”, sqarojnë nga ASK.

Me zbatimin e testimit poligrafik, thonë nga ASK, bëhet një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të besimit, avancimi i praktikave të sigurisë dhe standardeve dhe krijimi i një mjedisi në të cilin integriteti dhe profesionaliteti do të jenë parime bazë në punën e Agjencisë për siguri kombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu