Tirana e 5-ta në Europë me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve

Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë.

Në Europë, çmimet e shitjes së apartamenteve për periudhën 2021 deri në 2023 janë rritur 10,3% sipas të dhënave të bëra publike në raportin “Rritja e kostove të strehimit në BE”, të Parlamentit Europian.

Lexo edhe:
Eurostat: Shqipëria, vendi me dendësi më të ulët të hekurudhave në Evropë
Mbështetur te të dhënat e indeksit “KeyData Albania”, në Tiranë nga 2021 deri në 2023 çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve u rritën me 41%.

Çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro që ishte në tremujorin e parë të 2021.

Nga krahasimi i dhënave të publikuara nga raporti dhe të indeksit në Shqipëri, rezulton se Tirana renditet ndër 5 vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në harkun e viteve 2021-2023.

Për të njëjtën periudhë në Europë, rritja më e madhe e çmimeve u kryesua nga Hungaria me rreth 65%. E ndjekur nga Islandë 54%, Lituania 50%, Estonia me 45%, Kroacia me 40% , Bullgaria me 37% etj.

Ndërsa rritja më e ulët e çmimeve është shënuar në Gjermani me 1%, Qipro me 5% dhe Itali 6%. Në disa shtete të tjera europiane si Finlandë, Suedi dhe Luksemburg çmimet janë ulur nga 1 deri 6%.

Raporti analizon rritjen e çmimeve të apartamenteve për gati një dekadë. Nga viti 2015 deri në 2023, rritja e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë është 48%.

Raporti thekson se arsyet kryesore që kontribuuan në rritjen e çmimeve janë kostot më të larta të ndërtimit dhe normat e interesave. Po ashtu nga rënia e ndërtimit që kufizoi ofertën dhe rritja e blerjes së pronave, si një investim për të gjeneruar të ardhura shtesë.

Në Tiranë, rritja e çmimeve të apartamenteve vijon të jetë e vazhdueshme.

Shtrenjtimi nuk është ndalur edhe gjatë 2024-s. Ndër arsyet e rritjes së çmimeve sipas ndërtuesve ishte rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës nga korriku 2023. Ndonëse gjatë 2024-s, kërkesa për blerje ka qenë më e ulët se viti paraardhës.

Në muajin korrik 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, sipas të dhënave të agjencive, rezultoi se rritja e çmimeve në zonat qendrore varionte nga 10 deri 16%.

Konkretisht te disa zona, si ajo pranë Stadiumit Dinamo çmimi maksimal arriti në 2,900 euro për metër katror nga 2,600 euro për metër katror që ishte në 2023. Rritja ishte 16%.

Pranë Parkut Olimpik në Tiranë, në një nga komplekset e reja që po ndërtohet, në muajin korrik 2024 çmimet e shitjes arritën nga 2,200 euro vlera minimale deri në 2,900 euro për metër katror vlera maksimale.

Në këtë zonë, çmimet e shitjes në 2023 variuan nga 2,300 deri në 2,600 euro për metër katror. Rritje çmimesh ka pasur edhe në zonat periferike.

Edhe në fillim të vitit 2025 konstatohet rritje të çmimeve.

Në Komunën e Parisit për ndërtimet e reja, në fazën e parë po ofrohen çmime që variojnë nga 2,400-2,700 deri 3,000 euro për metër katror. Zonat periferike si Fresku, Shkoza dhe Astir, çmimet nisin nga 1,400 euro për metër katror.

Ndërtuesit pohojnë se shkak i rritjes së çmimeve është kërkesa në rritje nga blerësit e huaj dhe blerjet për qëllim investime me qiradhënie afatgjatë dhe afatshkurtër./MONITOR

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu