Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike.
Deri më tani janë numëruar 88.71% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LVV me 41.13%, e dyta PDK me 22.04%, e treta LDK me 17.65% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.64%.
Sipas të dhënave nga KQZ, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson dukshëm me numër të votave krahasuar me partitë tjera.
Në Prishtinë deri më tani janë numëruar 94.19% e votave, ku LVV ka marrë 46.80%, LDK ka 25.54%, PDK ka marrë 18.43%, Koalicioni për Familjen 4.23% dhe AAK-Nisma 3.31%.