Formimi i Asociacionit dhe mbajtja e procesit zgjedhor në veri të Kosovës janë dy çështje urgjente, i ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në një takim që kanë mbajtur sot.
“E theksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit, mbajtjen urgjente të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe dhe kërkova mbështetjen e BE-së për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. E ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë të përmbushë detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet juridike ndërkombëtare në respekt të Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe Kartës së OKB-së”, ka shkruar Vuçiq në lllogarinë e tij “Instagram”./21Media
Fillon takimi mes Vuçiqit dhe Lajçakut
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot në Beograd përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak
Lajçak shkoi në Beograd tre ditë para fillimit të paralajmëruar të zbatimit të rregullores së BQK-së në Prishtinë, sipas së cilës euro do të ishte mjeti i vetëm për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë.
Të martën Lajçak pritet të vijë në Kosovë.
Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.
Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.
Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari./21Media