Faton Pollozhani u.d. Kryetar i Degës së BDI-së në Strugë

Strugë, 8 shkurt – Gjatë ditës së sotme, Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim pati mbledhje në Kërçovë, që në këtë u vendos që Faton Pollozhani të emërohet si ushtrues detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë. BDI tha se, ky vendim erdhi si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme të partisë.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e mbajtur në Kërçovë, u vendos që Faton Pollozhani të emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë. Ky vendim vjen si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme të BDI-së, të bazuara në rregulla të rrepta të vetingut dhe në konsultim me antarësinë e BDI- së në Strugë dhe shumicën e qytetarëve të Strugës. BDI ka nisur një epokë të re transparence dhe llogaridhënieje.

Faton Pollozhani është një politikan i ri dhe i dëshmuar, i cili ka nisur angazhimin e tij politik si aktivist i devotshëm për qytetarët e Strugës. Ai ka shërbyer me përkushtim si zëvendësministër i Transportit, duke treguar aftësi dhe përgjegjësi në detyrën e tij. Me këtë vendim, BDI jo vetëm që vazhdon reformat e saj të thella dhe të bazuara në standarde të larta etike, por edhe tregon qartë se të rinjtë e aftë dhe të dëshmuar po marrin pozicione kyçe për të ndërtuar të ardhmen politike të vendit.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për të sjellë ndryshime të prekshme, duke mbështetur udhëheqës me integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e Strugës. Autorizohet UD Kryetari i Degës të bëjë konsultimet me Anëtarët e Këshillave vendor, dhe të bëjë propozime për UD Kryetarë të Këshillave vendor, UD Anëtarë të Kryesive të Këshillave vendor dhe UD Anëtarë të Kryesisë së Degës”, njoftoi BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu