AGK dënon sulmet e vazhdueshme të Kurtit dhe Vetëvendosjes ndaj mediave dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të vazhdueshme që kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

AGK përmes një reagimi ka thënë se gjuha denigruese e përdorur nga Kurti në tubimet zgjedhore dhe intervistat e tij publike përbën një presion të papranueshëm mbi punën e gazetarëve. Në një deklaratë të fundit, kryeministri ka akuzuar portalet si pjesë e një “Trekëndëshi të Bermudës që synon ta fundosë Kosovën”, duke i etiketuar ato si faktorë negativë në proceset demokratike.

Përveç sulmeve verbale, AGK-ja ka ngritur shqetësimin për pengesat fizike të krijuara ndaj ekipeve të mediave në terren. Në disa raste, gazetarët e Klan Kosova dhe Nacionale janë penguar nga zyrtarë të Vetëvendosjes gjatë mbulimit të tubimeve elektorale, gjë që përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së shtypit.

Po ashtu, AGK-ja ka kritikuar bojkotin e Vetëvendosjes ndaj tre televizioneve kombëtare, duke theksuar se një veprim i tillë kufizon transparencën dhe shmang llogaridhënien ndaj publikut. “Mediat kanë obligim ligjor dhe etik për të informuar qytetarët në mënyrë të barabartë mbi premtimet dhe programet e të gjitha partive politike”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre sulmeve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për gazetarët, veçanërisht në një periudhë kyçe siç është fushata zgjedhore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu