Igor Jug ka ndërruar jetë, i dënuar për ngjarjet e “27 prillit”, i cili po vuante një dënim prej 12 vjetësh burg. Për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, ai kishte marrë një ndërprerje nga vuajtja e dënimit. Jug vdiq në moshën 54 vjeçare, prej të cilës tetë vite kaloi pas grilave.
Në periudhën e fundit, ai kërkonte lirinë dhe rigjykimin e procesit gjyqësor për “27 prillin”, duke pretenduar se asnjë nga të dënuarit nuk është terrorist dhe nuk ka kryer veprime terroriste që rrezikonin rendin kushtetues dhe sigurinë. Ngjarjet e 27 prillit kishin si qëllim kryesor vrasjen e deputetit Ziadin Sela.