Bexheti: Në NP “Rrugët Shtetërore” shqiptarët po zëvendësohen me maqedonas! U hoq balancuesi për të sjell “platformë” ku shqiptarët largohen e diskriminohen

Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti, nëpërmjet një statusi në Facebook ka akuzuar se po vazhdon nënshtrimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit, ndërsa e ka përmendur përfaqësimin jo të drejtë në Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”.

Reagimi i plotë i Bexhetit:

Tani më është evident degradimi sistematik i shqiptarëve në institucionet shtetërore. Edhe një rast eklatant është në “Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore” shembulli më i qartë i këtij diskriminimi të planifikuar dhe të koordinuar.

Fakte të pamohueshme të diskriminimit:

– Këshilli Drejtues, që më parë përfshinte 2 shqiptarë nga 7 anëtarë, tani është pastruar tërësisht — të gjithë 7 janë maqedonas.

– Dy ndihmës-drejtorët shqiptarë të deritanishëm degradohen dy pozita më poshtë dhe zëvendësohen me maqedonas.

– Përgjegjësit e pikave pagesore , nga një raport 19 maqedonas dhe 9 shqiptarë, tani janë kthyer në 23 maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë.

– dhe më e fundit, nga 28 punësime të reja, 23 janë maqedonas dhe vetëm 5 shqiptarë.

Ndërkohë, mekanizmi “balancuesi” që dikur garantonte një përfaqësim të drejtë për shqiptarët u hoq si “i dëmshëm” dhe si realizim i programës zgjedhore të partisë në pushtet. Por çfarë kemi sot? Një “platformë “të hapur diskriminimi ku shqiptarët largohen, degradohen, diskriminohen dhe zëvendësohen pa turp.

A thua ky është ai sistemi i ri që “vlen”, të cilin “here atë të enjte herë këtë të enjte” po ja premtojnë shqiptarëve? Sepse për shqiptarët duket se jo vetëm që “nuk vlen”, por dëmton çdo arritje të deritanishme për barazi dhe meritokraci.

Mos pranoni të qëndroni si spektatorë në një lojë ku shqiptarët veç mbeten në stolin rezervë, ndërsa të tjerët festojnë fitoren çdo ditë!

Nuk guxon të vazhdohet kështu… ndoshta vlen për dikë, por sigurisht – jo për shqiptarët!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu