Nuk ka marrëveshje për pagën minimale, do të përcaktohet shporta zyrtare konsumatore

Nuk ma marrëveshje për pagën minimale, por do të ketë shportë zyrtare konsumatore që do ta krijojnë sindikatat, Enti Shtetëror për Statistikë, Organizata e Konsumatorëve, si dhe ministritë e Ekonomisë dhe Financave. Kjo është dakorduar në mbledhjen e sotme të Këshillit Socio-Ekonomik (KSE) që u mbajt në Qeveri.

Siç deklaroi kryetarja e Organizatës së Punëdhënësve Vlladanka Trajkoska, organi i cili do ta definojë shportën zyrtare konsumatore me siguri do të formohet në mbledhjen e ardhshme të KSE-së.

“Nuk ka marrëveshje për pagën minimale. U diskutua për shportën minimale të sindikatës, por u zyrtarizua se do të kishte një shportë zyrtare konsumatore. Ne besojmë se do të jetë zyrtare dhe institucionale, do të përcaktojë të gjitha pikat dhe do të marrë parasysh të gjitha elementet konsumatore që lidhen me një shportë. U diskutuan disa tema, duke përfshirë edhe pagën minimale, por u diskutua vetëm, pa qëndrime dhe konkluzione. Ne të gjithë aspirojmë BE-në dhe ajo që hulumtuam ishte se KE nuk ka një direktivë për shportën e konsumatorit. Çdo vend i rajonit dhe i BE-së ka një sindikatë dhe një shportë të formuar nga institucionet, dhe ato ndryshojnë në mënyrë drastike, ku sindikatat janë edhe dy herë më të mëdha. Këto janë vendime politike dhe elemente që Unioni i përdor për përfitimet e veta dhe është metoda e tyre për të ushtruar presion”, tha Trajkoska pas seancës.

Para mbledhjes së KSE-së punëdhënësit thanë se është e mundur paga minimale të jetë edhe më e lartë se 450 euro nëse Qeveria subvencionon një pjesë të kontributeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu