Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite zgjodhi zëvendësministrat në Qeverinë kalimtare, e cila para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti do të udhëhiqet nga Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.
Përveç zëvendësministrave në 16 resorët e Qeverisë, janë zgjedhur edhe zëvendësministrat plotësues në pesë ministri.
Zëvendësministra:
Tiron Jajaga, zv.ministër i Mbrojtjes
Nazim Bushi, zv.ministër i Punëve të Brendshme
Viktorija Avramovska-Madiq zv.ministre e Drejtësisë
Xhabir Doko zv.ministër në Ministrinë për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve
Fatmire Isaki zv.ministre e Punëve të Jashtme
Filip Nikolloski zv.ministër i Financave
Zoran Manevski zv.ministër i Ekonomisë
Vjollca Berisha zv.ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Maja Manoleva, zv.ministre e Shëndetësisë
Agim Nuhiu zv.ministër i Arsimit dhe Shkencës
Enver Husejin zv.ministër i Punës dhe Politikës Sociale
Miki Krstev zv.ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Onur Ali zv.ministër i Kulturës
Aleksandar Bajdevski zv.ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Bekim Rexhepi, zv.ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Hristina Oxhaklieska zv.ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Zëvendësministra plotësues:
Mitko Bojmacaliev zv.ministër plotësues i Punëve të Brendshme
Jovanka Trençevska zv.ministër plotësues i Punës dhe Politikës Sociale
Elena Petrova zv.ministër plotësues i Financave
Stefan Andonovski zv.ministër plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës,
Cvetan Tripunovski zv.ministër plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Ndryshe, me 65 vota “për” dhe 3 “kundër” sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e votoi përbërjen qeverisë teknike, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në krye të Qeverisë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut u zgjodh një shqiptar, Talat Xhaferi, i cili erdhi në këtë pozitë nga pozita e kryetarit të Kuvendit