10 ditë pacientët e Onkologjisë pa terapi, LSDM: Përgjegjësia i takon qeverisë për këtë neglizhencë

“Prej dhjetë ditësh pacientët me kancer metastatik nga i gjithë vendi kanë mbetur pa terapinë e nevojshme biologjike. Prej dhjetë ditësh këta pacientë, jeta e të cilëve është në rrezik, janë lënë në harresë. Frika e tyre se një mungesë e tillë e terapisë biologjike nuk do të ndodhë në të ardhmen është e arsyeshme”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

LSDM akuzon qeverinë për neglizhencë dhe mosprokurim në kohë të duhur për barna.

“Përgjegjësia për kalvarin që po kalojnë pacientët onkologjikë i takon tërësisht qeverisë për shkak të planifikimit dhe financimit të papërgjegjshëm dhe të parakohshëm të prokurimit publik për këto barna. Pacientët përballen jo vetëm me mungesë të terapisë biologjike, por edhe me mungesë të personelit shëndetësor dhe kushteve bazë të trajtimit. Asgjë nuk është bërë për mbrojtjen e pacientëve dhe dëshmi e kësaj neglizhence është mungesa e një plani adekuat, një sistemi funksional dhe regjistri i pacientëve, si dhe prokurimi i parakohshëm i barnave”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu