Postimi i plot i Valon Beles:
I bëjmë të fala atij deputetit rrugaç që punon në Doganë dhe i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në poshtërimin e kolegëve të tij doganierë sidomos atyre që kanë qenë ish ushtarë të denjë të UÇK-së se NUK KA PUSHTET TË PËRHERSHËM!
Ndërrimin e punës nga doganier në “çuvar” objektesh (roje) mund ta bën vetëm një person që 22 vjet ka shfrytëzuar e zhvatur vet BDI-në e të cilit tani kur iu dha shansi ta provon veten si përfaqësues i popullit nuk bën tjetër pos ti bën kuorum ligjit të “branitellave” dhe të shfrytëzoj ndikimin e tij kundër doganierëve shqiptar, kësaj radhe ish ushtarëve të UÇK-së.
Ky lloj rrugaçi vetëm në Parlament nuk e ka vendin. Por shpejt vjen dita kur pushtetit i vjen fundi, bashkë me të edhe këtyre horrave që përveç mbamendjes së ligë, për asgjë tjetër s’do mbahen mend. Qelbanik.