IKPSJ reagon pas manipulimit të BDI-së: Artan Grubi përsëri e mori në qafë BDI-në, duke dashur t’i godet të tjerët me anketa.

Lidhur me postimet në rrjetin social Facebook të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të publikuara më 24 janar 2025, të cilët mund t’i hapni në linqet e mëposhtëme: https://www.facebook.com/share/p/19jPzen4j3/

jemi të detyruar të informojmë publikun se postimet përcjellin në mënyrë jo të besueshme rezultatet e anketës që Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike i publikoi më 22 janar 2025, kanë reaguar nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike.

“Rezultatet e përcjella në postimet e përmendura në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si retingje partiake dhe nuk mund të merren si bazë për të pohuar se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e përkrah partinë politike BDI. Rezultatet i referohen afërsisë së disa prej respondentëve me partitë. Përqindjet e paraqitura janë nxjerrë nga vetëm një pjesë e mostrës së respondentëve (rreth 40%) të cilët fillimisht kanë raportuar se janë të afërt me një parti politike. Në pyetjen e radhës, vetëm atyre respondentëve u kërkohet të zgjedhin partinë me të cilën janë të afërt, duke rezultuar në të gjeturën e afërsisë së një pjesë të popullsisë me partitë, e jo me të gjetur për rejting partiak që vlen për të gjithë popullsinë.

Jemi të mendimit se ky lloj dezinformimi i publikut krijon dëme të drejtpërdrejta në përpjekjet e shkencëtarëve dhe sektorit civil për të kontribuar në krijimin e një debati të shëndetshëm politik të bazuar në prova. Kërkojmë nga aktorët përkatës politikë që të përmbahen nga përhapja e dezinformatave në opinion.

Rezultatet e sondazhit i gjeni në linkun e mëposhtëm:LINKU I ANKETES SE PLOT
Sipas tyre Grafiku i shpërndarë në postimet e BDI-së në Facebook, të cilit i mungojnë informacione kyçe, gjendet në f. 44. Në të, thuhet qartë se bëhet fjalë për afërsinë me partitë vetëm për një pjesë të respondentëve, gjithsej 421 të anketuar (pak mbi 40% nga mostra e përgjithshëme), e dhënë e cila është nuk është cekur në postimet e partisë politike BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu