VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së!

BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më në fund e ka kuptuar lojën e saj – thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

Sipas tyre, Deklaratat e BDI-së janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim.

BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së, thonë nga VLEN duke shtuar se BDI-ja flet për “statusin zyrtar të gjuhës shqipe”? Po vetë e miratuan atë si një gjuhë që flitet nga një përqindje imagjinare njerëzish. BDI-ja e përdor gjuhën shqipe vetëm për propaganda – reagojnë nga VLEN.

BDI-ja është një strukturë politike që, sipas koalicionit VLEN, njeh vetëm gënjeshtra, vjedhje dhe manipulime. Prandaj sot sulmojnë në panik, sepse e dinë se fundi i tyre është afër! Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu