“Lëvizja Populli” e Skender Rexhepit me zv.ministër në qeverinë teknike të udhëhequr nga Xhaferi

Onur Ali nga Lëvizja Populli e cila u formua verën e kaluar, pasi Skender Rexhepi i ndau udhët me partinë Alternativa, do të jetë zëvendësministër i Kulturës. Deputeti Rexhepi, gjatë fjalimit para deputetëve shprehu hapur qëndrimin për votimin e kryeministrit të parë shqiptar, duke vlerësuar se “të gjithë shqiptarët pa dallime politike sot janë bërë pjesë e historisë kombëtare ku thyhen tabutë për poste të paprekura”, shkruan Portalb.mk.

Ali, do ta marrë pozitën e Daim Luçit i cili ishte zv.ministër kulture në qeverinë e Dimitar Kovaçevskit prej janarit të vitit 2022. Pavarësisht se partia Alternativa në shkurt të vitit 2023 doli nga Qeveria, Luçi nuk u shkarkua nga posti. Kryetari i Alternativës kërkoi që të shkarkohet Luçi, por megjithatë, ai vazhdoi të mbajë postin, por u distancua nga partia.

Luçi, është llogaritur si njëri ndër personat më të afërt me Zejd Rexhepin, por megjithatë, gjatë verës së vitit 2023, ata patën një konfrontim publik. Rexhepi ishte i pari që konfirmoi se janë ftohur raportet mes tij dhe Luçit, pa ndonjë arsyetim dhe se këtë nuk mund ta marrë si “thikë pas shpine pasi që nuk ka peshë për të bërë diçka të tillë”. Ai tha se i ka qëndruar afër vazhdimisht, por pa ndonjë arsye Luçi është larguar.

Përgjigja e Luçit ka qenë e menjëhershme, duke thënë se zv.ministër e ka bërë Alternativa dhe jo Rexhepi. Ai deklaroi se “nuk ka konsideruar se miqësia varet nga lojaliteti politik, sepse nëse kjo do ishte kështu atëherë miqtë nuk do ishin miq, por do ishin grupim që i lidhin interesat personale”.

Ndryshe, me largimin e Rexhepit nga Alternativa dhe themelimit të Lëvizjes Populli, ai vepron si deputet i pavarur. Zejd Rexhepi paraprakisht ka qenë pjesë e Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasamin, para se partia të ndahej në dysh dhe të formohet Alternativa me kryetar Afrim Gashi.

Me 65 vota “për” dhe 3 “kundër” sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e votoi përbërjen qeverisë teknike, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme. Në krye të Qeverisë, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut u zgjodh një shqiptar, Talat Xhaferi, i cili erdhi në këtë pozitë nga pozita e kryetarit të Kuvendit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu