Policia arreston tre inspektorë të ATK-së në Gjakovë, dyshohet se pranuan ryshfet

Policia ka arrestuar tre inspektorë në ATK-në e Gjakovës, të dyshuar për ‘marrje ryshfeti’.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Në këtë rast janë sekuestruar rreth 12 mijë euro, telefona mobil, pasaportë e letërnjoftim të Republikës së Shqipërisë dhe një Ipod.

Njoftimi i plotë:

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale në Gjakovë, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së. Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat të avancuara hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës. Sot, më datë 20.01.2025, me Urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim: Para të gatshme 11600 Euro, katër (4) telefona mobil, një ( 1 ) IPOD, një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë, një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. /21Media

Operacion policor të Krimeve Ekonomike në Gjakovë

Njësia e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka realizuar një operacion policor në Gjakovë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës me njësitë e DHKEK-së, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, në DRP Gjakovë ka realizuar një operacion policor. Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, bën të ditur Kelani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

Ali Ahmeti në konakun e ish komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Familja heroike e Sala e Hamit Jasharit, i bën konak liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ku e pritën udhëhqësit e...

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu