Zjarr në një shtëpi për të moshuarit në Serbi, tetë të vdekur dhe disa të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu sot rreth orës 4:30 të mëngjesit në një shtëpi për të moshuarit në Veliki Borak, në komunën Barajevo të Beogradit, raportoi RTS. Zjarri është shuar, ndërsa në operacionin për shuarjen e tij morën pjesë një numër i madh zjarrfikësish dhe automjetesh zjarrfikëse.

Dr. Violeta Nikoliç nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore deklaroi për RTS se kishin marrë një telefonatë nga zjarrfikësit për shpërthimin e një zjarri në një shtëpi për të moshuarit në Veliki Borak.

Ajo bëri të ditur se katër persona të plagosur u transferuan në repartin e toksikologjisë në VMA, ndërsa dy të tjerë morën trajtim në Qendrën e Urgjencës. Në ndërhyrje morën pjesë katër ekipe të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, si dhe dy ekipe shtesë nga Lazarevci dhe një nga Barajeva.

Ushtruesi i detyrës ndihmës ministër dhe drejtues i Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme, Luka Çaushiç, deklaroi për RTS se supozohet se në momentin e zjarrit në objekt ndodheshin 30 banorë. Ai theksoi se Ndihma e Shpejtë ka trajtuar shtatë të plagosur dhe i ka transferuar në VMA dhe Qendrën e Urgjencës.

Sipas tij, pas marrjes së njoftimit në orën 03:32, njësitë e Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku përballuan një zjarr të përmasave të mëdha. “Aktualisht, po verifikojmë nëse ka burime të mbetura të zjarrit që mund të shkaktojnë përhapjen e tij, ndërsa shkaku do të përcaktohet në orët në vijim,” tha Çaushiç.

Ai shtoi se shtëpia për të moshuarit ndodhet larg rrugëve kryesore, por ekipet e zjarrfikësve arritën shpejt dhe ndihma për të plagosurit u dha në kohë rekord. “Kjo është një tragjedi e madhe, por mund të kishte qenë shumë më e rëndë,” përfundoi Çaushiç.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu