Ish-zëdhënësi i Qeverisë, kuadër i BDI-së, Muhamed Hoxha kalon në LD-në e Izet Mexhitit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka njoftuar se disa anëtarë të Degës së BDI-së në Saraj kanë kaluar nga radhët e partisë që e udhëheq ai.

Mes tyre, shihet edhe ish zëdhënësi i Qeverisë, i cili për disa mandate barte këtë funksion teksa në pushtet ishte Bashkimi Demokratik për Integrim.

Njoftimi i plotë i Izet Mexhitit:

Rruga e Drejtë Po Bashkon Forcat e Sinqerta!

Çdo ditë, rrugëtimi ynë po bëhet më i fortë, ndërsa gjithnjë e më shumë bashkëmendimtarë dhe ish-bashkëpartiakë tanë pa frikë, po bashkohen vizionit tonë të drejtë.

Sot, kënaqësi, ju njoftoj se Lëvizjes Demokratike po i bashkohen figura të rëndësishme dhe themeltarë të BDI-së, dega Saraj:

• Zeko Abazi – Themelues i Kuvendit të BDI-Saraj dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

• Muhamet Hoxha – Ish-zëdhënës i Qeverisë së RMV dhe anëtar i Degës së BDI-Saraj.

• Jonuz Metushi – Kryetar i Forumit Rinor të BDI-Saraj.

• Hatif Shabani – Kryetar i Këshillit Vendor të BDI-Çajlanë.

• Bujamin Shabani – Anëtar i Nëndegës Svillare.

• Drita Feta – Koordinatore e Forumit të Gruas të BDI-Saraj.

Këta individë janë shtylla të forta që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm ndër vite dhe tani kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugëtimit tonë.

Ftoj të gjithë aktivistët dhe strukturat e ndershme të BDI-së që të bashkohen me ne në këtë përpjekje të sinqertë dhe të drejtë për një të ardhme më të mirë.

Mirë se vini në rrugën e drejtësisë dhe ndryshimit!

Bashkë jemi më të fortë, bashkë ndërtojmë të ardhmen!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abbas quan Hamasin “bij qenësh” dhe kërkon lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

Presidenti tha gjithashtu se Hamasi duhet t'ia "dorzojë" PA-së përgjegjësinë për Gazën dhe armët e saj dhe të shndërrohet në një parti politike Mahmoud Abbas...

Egli dhe Gjesti në krizë? Avokatja zbulon detajet

Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë avokatja Nexhi Beqiri. Ajo ka folur më shumë mbi situatat më të shpeshta ligjore në Shqipëri, por...

Përpjekje e re, rezultat i vjetër: Dështimi i pestë në Kuvend

Është shënuar dështimi i pestë me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, prej kur nisi seanca konstitutive, më 15 prill. As në votimin...

Fronti Evropian drejtë shpërbërjes, mund të përjetoj krisje të reja brenda koalicionit?!

Fronti Evropian po shkon drejtë shpërbërjes. Të paktën kështu lënë të kuptohet eksponentë nga ky front por edhe kundërshtaret e tyre politik pasi që...

Mbrojtja thotë se Thaçi dhe Veseli kanë pasur vështirësi që të komunikojnë me familjarët e tyre

Gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mërkurën në Hagë, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon tha se kërkesa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu