Koordinatoir i grupit të këshilltarëve të BDI-së në komunën e Tetovës, Liridon Disha në një postim në profilin e tij në FB ka njoftuar opinionin se grupi i këshilltarëve të BDI-së në këshillin komunal të komunës së Tetovës, kanë dorëzuar propozim për ndryshimin e emrave të rrugëve në komunën e Tetovës, shkruan Top24
ë nderuar Bashkëqytetarë, motra e vëllezër,
Ne këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Tetovës, kemi dhënë kontributin tonë në vendosjen e emrave të rrugëve në Komunën e Tetovës. Bëhet fjalë për rrugët që janë me numra dhe pa emërtime, edhe përkundër faktit se ne kemi kërkuar të bëhet ndryshimi edhe i emrave të rrugëve që mbajnë emërtime nga e kaluara Jugosllave e që nuk e kanë reflektuar dhe nuk e reflektojnë relitetin demografik të Tetovës. Për fat të keq, kjo nuk është e paraparë me këtë iniciativë sepse siç e dini për të bërë ndryshime të tilla duhet takat politik!
Më poshtë po ua japim listën e plotë të propozimeve tona për personalitete Tetovare, të cilat i kemi listuar duke u konsultuar me esnafë e intelektuale të kohës.
Kemi përpiluar disa lista.
FIGURA LOKALE, FIGURA KOMBËTARE, LIDERË BOTËRORË, KRYEQYTETE DHE EMRA QYTETESH, SHKRIMTARË BOTËRORË, EMËRTIME TJERA.
Figura lokale që prezentojnë qytetin e Tetovës
1. Rafi Alili – veprimtar i shquar i çështjes kombëtare
2. Mujdin Aliu – dëshmorë dhe atdhedashës
3. Sadudin Gjura – profesor dhe veprimtar i çështjes kombëtare
4. Rahim Neziri – veprimtar, atdhedashës dhe patriot
5. Murat Isaku – shkrimtar i njohur nga fshati Gajre, Tetovë
6. Abdylazis Islami – shkrimtar i njohur nga fshati Gajre, Tetovë
7. Fadil Sulejmani – rektori i parë i Universtitetit të Tetovës
8. Abdylselam Emini – martir i arsimit shqip
9. Servet Hajredini – ushtarak dhe dëshmorë i kombit
10. Mahi Halili – atdhedashës dhe ushtarak nga Shipkovica
11. Xhemil Abduramani – student, aktivist i rënë për çështjen kombëtare
12. Fadil Rufati – ushtarak dhe dëshmorë i kombit
13. Sheref Kazazi – mësues dhe veprimtar për çështjen kombëtare
14. Vehbi Ahmed Lushi – ushtarak dhe veprimtar i shquar
15. Salajdin Efraim Huseini – mësues dhe veprimtar
16. Nijazi Fanda – mësues dhe veprimtar
17. Xhemali Beqiri – mësues dhe veprimtar
18. Gani Selman Luma – mësues dhe veprimtar
19. Ismail Saidi – mësues dhe veprimtar
20. Sabri Ramizi – mësues dhe atdhetar nga Shipkovica
21. Ali Vishko – mësues nga Struga, veproi dhe jetoi në Tetovë
22. Raif Maleziu – mësues dhe veprimtar
23. Elena Pulati – mësuese nga Shkodra që punoi në Tetovë
24. Fatbardha Çaushi – mësuese nga Shqipëria që punoi në Tetovë
25. Gani Jahja – mësues nga Shqipëria që punoi në Tetovë
26. Isak Nexhipi – ish I burgosur politik, kryetar i malësisë së Tetovës dhe veprimtar
27. Dr. Xhafer Sulejmani – mjek, ish kryetar Bashkie i Tetovës dhe i burgosur politik
28. Dr. Igballe Ferati – Rusi – mjeke që shërbeu në Tetovë
29. Dr. Jusuf Rexhepi – një nga mjekët e parë nga Tetova
30. Dr. Rifat Palloshi – një nga mjekët e parë të Tetovës
31. Dr. Mahmut Bajraktari – ish i burgosur politik dhe veprimtar
32. Sheh Mustafë Tetova – tetovar i vjetër, pjesëmarrës i Lidhjes së Prizrenit
33. Gajur Deralla – tetovar i vjetër, ushtarak i shquar
34. Abdurahman Pasha – kontribues në zhvillimin e qytetit
35. Hafëz Xhemil Efendiu – hafëz i shquar tetovar, ligjërues në Universitetin e Stambollit
36. Tajar Bej Tetova – veprimtar nga Tetova, ish kryetar i Elbasanit dhe udhëheqës ushtarak
37. Ahmed Vehap Lushi – tetovar anëtar i Lidhjes së Prizrenit
38. Mehmetriza Murtezani – Gega – mësues dhe veprimtar dhe ish i burgosur politik
39. Shaban Xheladini – i burgosur politik dhe veprimtar
40. Shaip Kamberi – kryetar i Komunës së Tetovës në vitin 1944
41. Arif Kapedani – veprimtar dhe ushtarak i shquar tetovar
42. Alirami Jakupi – ushtarak i shquar tetovar
43. Emin Rroshi – veprimtar dhe aktivist për të drejtat e shqiptarëve
44. Hafëz Sulejman Ef. Shehabi – hoxhë i shquar tetovar
45. Izmit Bajrami – veprimtar dhe ish i dënuar politik
46. Zaim Beqiri – ish i dënuar politik nga Shipkovica
47. Abdullah Jusufi – veprimtar i çështjes kombëtare, i biri i Hafëz Xhemil Efendiut
48. Rexhep Voka – mësues dhe ish i burgosur politik
49. Mulla Jaha – hoxhë i shquar nga malësia e Tetovës
50. Mulla Sula – hoxhë i shquar, aktivist dhe ish i burgosur politik nga Sellca e Tetovës.
51. Nexhbedin Osmani – aktivist, i vrarë në ushtrinë Jugosllave