Stoilkoviqi do ta përmirësojë tekstin ku shkruhet “Kosova dhe Metohija”: Si serb kurrë s’do ta pranoj Republikën e Kosovës

Zv.kryeministri serb në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq, ka thënë se është bërë gabim në lidhje me postimin e tij në rrjetet sociale, në të cilin Republikën e Kosovës e quan “Kosova dhe Metohija”. Ai tha se do ta përmirësojë gabimin, megjithatë theksoi se si përfaqësues i bashkësisë serbe nuk do ta pranojë Republikën e Kosovës.

Soilkoviqi tha se si përfaqësues qeveritar do ta respektojë vendimin e Maqedonisë së Veriut për njohjen e Republikës së Kosovës.

“Është tekst i marrë nga faqja ime në Facebook, dhe asgjë më shumë. Shërbimi që i udhëheqë ato aktivitete në ministri e ka marrë atë tekst nga Facebook, dhe ati tekst do të rregullohet në mënyrën më të mirë të mundshme në periudhën në vijim. Si pjesëtar i bashkësisë serbe, nuk do ta pranojmë asnjëherë atë zgjidhje, por si obligim ligjor do ta pranojmë”.

“Ajo që dua të sqaroj është se asnjëherë nuk do të lëvizim nga qëndrimi se për ne ajo gjithmonë do të jetë ‘Kosova dhe Metohija’, me rezolutën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Megjithatë, si zv.kryeministër dhe ministër për Marrëdhënie në mes Bashkësive, do t’i respektojë obligimet ligjore dhe respektoj vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së sjellë në lidhje me këtë çështje”, tha Stoilkoviqi për TV21.

Për postimin e Stoilkoviqit në rrjetet sociale, ka folur edhe zv.kryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së Izet Mexhiti, i cili tha se Qeveria e re e ka dëshmuar bashkëpunimin e mirë me Kosovën, ndërsa theksoi se “nuk pretendojnë që Stoilkoviqin ta bëjnë shqiptar”.

“Nuk e mohojmë që Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve, nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptarë. Por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve është se ata me vetiniciativë u bënë pjesë e Open Ballkanit që nuk e njihte Kosovën. Takimi i parë i kryeministrit me Mickoskin ka qenë me Kurtin, mbledhja e parë e qeverisë së re ka qenë me Qeverinë e Kosovës në Prishtinë. Pra nuk mund të vihen paralele mes një individi dhe komplet qeverisë së re”, tha mes të tjerash Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu