Kryeministër shqiptar në RMV/ Rama: Ajo që ka bërë Ali Ahmeti, leksion historik për të gjithë ne

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale pasi Talat Xhaferi u bë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Me një foto të Talat Xhaferit me Ali Ahmetin duke shtrënguar duart, Rama e quan këtë një moment historik në rrugën e bashkësisë shqiptare.

Diçitura perfekte për këtë foto, sipas kreu të qeverisë shqiptare është shprehja e një poltiikani të madh: “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama në X.

Kujtojmë se me dorëheqjen nga posti dy ditë më parë, Dimitar Kovaçevski i hapi rrugën krijimit të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, detyra e së cilës do të jetë përgatitja për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 8 maj të këtij viti.

Detyra i kalon Talat Xhaferit, i cili bëhet kështu kryeministri i i parë shqiptar i vendit fqinj. Xhaferi megjithatë, i cili pritet të votohet në krye të ekzekutivit maqedonas jo më vonë se 28 janari, nuk do të ketë kompetenca të plota.

Naser Ziberi, kandidat për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 tha se më mirë do të kishte qenë që BDI-ja të pajtohej me një propozim të VMRO DPMNE-së për anulimin e qeverisë teknike, në 100 ditët e fundit të punës së ekzekutivit, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapej rruga për marrjen e një kryeministri politik, apo me kompetenca të plota.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu