Kërkohet rritja e pagës minimale në 31.500 denarë

Pas kërkesës së Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë që të rritet paga minimale, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore doli me propozim që ajo të jetë 500 euro, ndërsa kontributet të mbeten në nivelin e pagës së tashme minimale.

Këtë qëndrim të Odës sot e konfirmoi edhe kryetari i saj Mendi Qyra, i cili vlerëson se kjo është mënyra e vetme që të zgjidhet paga minimale në periudhë më të gjatë.

“Po, ne mbetemi në atë qëndrim që paga minimale të jetë 31.500 (denarë) dhe kontributet të mbeten të njëjta dhe mendojmë se kjo është zgjidhja e vetme dhe mënyra që të zgjidhet paga minimale për shumë vite”, deklaroi Qyra, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para takimit që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore pasdite e organizoi me përfaqësues të Qeverisë.

Edhe nga LSDM akuzojnë pushtetin aktual se për gati 8 muaj në Qeveri, ende nuk është rritur paga minimale, kurse paga mesatare ka stagnuar edhe përkundër të shtrenjtimit të jetesës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu