Aktakuza kundër Milan RadoiÇiÇ-it me shumë gjasa nuk do të ngrihet – sepse “nuk ka prova të mjaftueshme”

Aktakuza kundër Milan RadoiÇiÇ-it me shumë gjasa nuk do të ngrihet – sepse “nuk ka prova të mjaftueshme”, raporton agjencia e lajmeve BETA duke u bazuar në një burim në prokurorinë serbe

Sipas BETA, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ende nuk ka marrë vendim për ngritjen e aktakuzës kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoičić në lidhje me sulmin në fshatin Banjskë më 24 shtator 2023, ndonëse kryeprokurori Nenad Stefanović e kishte paralajmëruar këtë një muaj e gjysmë më parë.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk ka dhënë përgjigje në dy kërkesa zyrtare të agjencisë BETA të shoqëruara me pyetjen nëse dhe kur do të ngrihet aktakuza kundër Radoičić.

Gazetarit të agjencisë BETA i është thënë jozyrtarisht se për ngritjen e aktakuzës vendosin prokurorët Nenad Stefanović dhe Nikola Pantelić, por që në këtë rast nuk është vendosur bashkëpunimi i nevojshëm me EULEX-in.

“Edhe pse ka pranuar se ka organizuar grupin e armatosur, Radoičić me shumë gjasa nuk do të akuzohet pasi nuk ka mjaftueshëm prova…”, tha për BETA një burim nga Prokuroria e Lartë Publike.

Kryeprokurori Nenad Stefanović deklaroi në fillim të dhjetorit se në fund të vitit 2024 ose në fillim të këtij viti do të merret vendimi për ngritjen e aktakuzës për rastin Banjska, duke kujtuar se është nisur hetimi kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoičić, për atë rast.
Enver Robelli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu