Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase nuk do ta përkrahin qeverinë e Talat Xhaferit

Talat Xhaferi nuk do t’i ketë votat e opozitës shqiptare LD, Altnernativa dhe Besa, sikurse edhe të asaj maqedonase, VMRO-DPMNE.

Lideri i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit opozitar Lidhja Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti ditë më parë ka bërë të ditur se nuk do të votojnë për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër teknik.

Në intervistë për “Veçer”, Mexhiti ka thënë se nuk do të marrin fare pjesë në seancën për zgjedhjen e Qeverisë teknike.Lideri i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit opozitar Lidhja Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se nuk do të votojnë për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër teknik.

Në intervistë për “Veçer”, Mexhiti ka thënë se nuk do të marrin fare pjesë në seancën për zgjedhjen e Qeverisë teknike.

Pra, Fronti opozitar nuk do ta votojë Talat Xhaferin për kryeministër teknik, kështu bëri të ditur në Klan Debat edhe nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu.

”Në çdo pozicion ku shqiptarët janë të dobët dhe nënçmohen me tre muaj, dy muaj, tre javë, ne nuk do të marrëm pjesë. Ky nuk është kryeministër i shqptaëve po është kryeministër i BDI-së. E para, këta janë manipulime. E dyta, ‘ai po vjen – rinia po ikën’. Kush po vjen? Këta janë manipulime për mbijetesë politike. BDI-ja nuk ka hallin e shqiptarëve, në këtë rast edhe me kryeministrin e parë shqiptar”, tha Blerim Sejdiu nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Sot, edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka folur lidhur me koalicionin e mundshëm LSDM-BDI të ashtuquajturën Fronti Evropian, duke theksuar se “është një koalicion kriminal që e cilëson veten si koalicion evropian në përpjekje për të defokusuar”.

“Nuk ka asgjë evropiane atje, përveç se ndoshta janë marrë vesh bashkë si të varfërojnë dhe grabisin popullin dhe shtetin, ky është interesi që i bashkon ato struktura politike. Jam i sigurt se pas këtyre zgjedhjeve ai opsion do të mposhtet rëndë, do të kalojnë një mandat katërvjeçar në opozitë, do të mund të reformohen, me njerëz të rinj, me politika të reja dhe me ide të reja dhe pas 4 vitesh do të dalin në zgjedhje parlamentare dhe do të ofrojnë diçka më konkrete dhe konkurruese. Pra, nëse shikojmë me egoizëm për arsye politike, i inkurajoj që ta bëjnë atë koalicion sa më shpejt, nesër nëse është e mundur, por nëse unë shikoj si qytetar i këtij vendi, si mësues, një profesor që edukon studentë çdo ditë, atëherë vlerësoj që qytetarët në 8 maj apo më herët më 24 prill do të jenë shumë të qartë dhe të zhurmshëm pas kutive të votimit”, tha Mickoski. Flaka Media

Ahmeti: Kur guxuam, ia dolëm, kur ëndërruam, realizuam, kur besuam, punuam, kur u tha, u bë!”

Sot paradite Ali Ahmeti doli me një fjalim të veçantë para publikut të gjerë të vendit. Kuptohet se nuk do ta linte pa e thënë fjalën e tij për një ngjarje të madhe në historinë më të re të vendit tonë dhe të shqiptarëve në veçanti, ardhjen e kryeministrit shqiptar, projekt politik i premtuar dhe tash në finalen e realizimit.

“Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane”, u shpreh Ahmeti.

Ali Ahmeti falënderoi qytetarët për besimin dhe kërkoi unitet për të arritur qëllimet e përbashkëta në të mirë të vendit.

“Sot kemi nevojë të bashkohemi, t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit, të lëmë anash gjërat që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth gjërave që na afrojnë. Edhe para katër viteve, por edhe gjithmonë, kam thënë që ne kemi ditur se si të bashkohemi për qëllimet e përbashkëta, kur ka qënë e rëndësishme dhe vendimtare”, tha Ahmeti.

Më tej, kreu i BDI tha se zgjedhja e kryeministrit shqiptar është jo vetëm një premtim i mbajtur por edhe një ëndërr e realizuar.

Talat Xhafëerri bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e veriut edhe pse jo me kompetenca të plota.

Qeveria teknike do të jetë në funksion për 100 ditë dhe do të ketë si detyrë kryesore organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 8 majit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu