Zendeli: Nëse opozita shqiptare ngel pa përfaqësues në KSHZ, bojkotojmë punën e Kuvendit

Pushteti aktual vazhdon të mbajë peng demokracinë e vendit. Shumica LSDM-BDI, duke shkelur të gjitha vlerat demokratike dhe europiane të vendit, dëshiron që plotësisht të mbajë në kontrollë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, përmes së cilit, tenton të falsifikojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e lënë opozitën shqiptare pa përfaqësues në këtë Komision. Ky veprim, përveç se nuk është evropian dhe demokratik është veprim i njejtë si në Serbi, ku zgjedhjet e fundit janë tepër të dyshimta dhe miku i BDI-së Aleksandar Vuçiç është fitues i kontestueshëm, por edhe si në Rusi, ku Vlladimit Putin me diktaturë mban pushtetin, kanë theksuar nga Lëvizja Besa.

“Por, pasi që bllokuesi kryesor për zgjedhjen e anëtarit të opozitës në KSHZ, Talat Xhaferi, nuk është më kryetar i Kuvendit, dëshirojmë që pushtetit ti japim edhe një mundësi që të dëshmojë veten se është proevropiane siç dëshiron të shitet dhe jo pro-ruse, ashtu siç po vepron. Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të udhërojë komisioni për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, z. Abdush Demiri.

Me këtë veprom kryetari i ri do të dëshmojë se punon në interes të gjithë qytetarëve e jo në interes të BDI-së dhe pushteti që tenton të manipulojë zgjedhjet”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Zendeli apeloi që të caktohet sa më shpejtë seancën e Komisionit përkatës dhe seancën plenare për votimin e kandidatit të opozitës shqiptare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu