Janevska: Në këtë shtet, askush nuk mund t’ia ndalojë askujt që ta dëgjojë, intonojë dhe këndojë himnin

Deri më 20 apo 25 janar do të jetë gati propozim ligji për Arsim të Mesëm, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përcjell TV21. Janevska tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e koalicionit dhe se po përpunohen disa nene nga propozim ligji paraprak, pas çka i njëjti do të dorëzohet në Kuvend. Ministrja tha se vlerëson që nuk është gabim i madh nëse hiqet neni ku mes tjerash parashihej që në fillim dhe fund të vitit shkollor, por edhe gjatë manifestimeve, të intonohet himni shtetëror.

“Nuk do të lejojmë që politika t’i ndërpres proceset në arsim, nga këtu vlerësoj që nuk është gabim i madh që të tërhiqet ai nen, posaçërisht pasi në këtë shtet, askush nuk mund t’ia ndalojë askujt që ta dëgjojë, intonojë dhe këndojë himnin, atyre që duan. Unë sinqerisht shpresoj që në të ardhmen, të gjithë do të ndihemi si qytetarë të një shteti të vetëm dhe të gjithë do të respektojmë simbolet e shtetit tonë të përbashkët dhe se kjo nuk do të jetë problem”, tha mes tjerash Janevska./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abbas quan Hamasin “bij qenësh” dhe kërkon lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

Presidenti tha gjithashtu se Hamasi duhet t'ia "dorzojë" PA-së përgjegjësinë për Gazën dhe armët e saj dhe të shndërrohet në një parti politike Mahmoud Abbas...

Egli dhe Gjesti në krizë? Avokatja zbulon detajet

Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë avokatja Nexhi Beqiri. Ajo ka folur më shumë mbi situatat më të shpeshta ligjore në Shqipëri, por...

Përpjekje e re, rezultat i vjetër: Dështimi i pestë në Kuvend

Është shënuar dështimi i pestë me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, prej kur nisi seanca konstitutive, më 15 prill. As në votimin...

Fronti Evropian drejtë shpërbërjes, mund të përjetoj krisje të reja brenda koalicionit?!

Fronti Evropian po shkon drejtë shpërbërjes. Të paktën kështu lënë të kuptohet eksponentë nga ky front por edhe kundërshtaret e tyre politik pasi që...

Mbrojtja thotë se Thaçi dhe Veseli kanë pasur vështirësi që të komunikojnë me familjarët e tyre

Gjatë parashtrimeve në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mërkurën në Hagë, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon tha se kërkesa...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu