Nga sot transport publik nga Tetova për në Kodrën e Diellit

Qytetarët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë linjën e sapokrijuar të autobusëve që nis nga Tetova. Deri më tani nuk kishte linjë të rregullt të autobusëve për në qendrën e skijimit, ndërsa Komuna e Tetovës vendosi transportin të shtunave dhe të dielave. Autobusët nga Tetova për në Kodrën e Diellit do të nisen në ora 08:30, 11:00, 14:00 dhe 17:00 me pikënisje – afër ish-stacionit të nisjes së teleferikut nga qyteti për në qendrën e skijimit.

Komuna e Tetovës në një deklaratë të enjten njoftoi se bileta vajtje-ardhje për një person do të kushtojë 200 denarë.

Monica Bellucci duket e pabesueshme me një fustan të zi, teksa merr…Zbulohen katër finalistët e Big Brother VIP Kosova 2…Santiana eliminohet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova…Vezët në brumin e palëpetave mund t’i zëvendësoni me përbërës…Cila është shenja e horoskopit që ka më shumë gjasa të zhduket pas …

“Kjo linjë padyshim që do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e qarkullimit në këtë rrugë. Le të shijojmë së bashku bukuritë e qendrës dimërore. Jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në një komunikatë nga Zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun e Komunës së Tetovës.

Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusë të Ndërmarrjes Publike “Transport Tetovë” – Tetovë, të cilët kanë linja të rregullta të qytetit. Për kthimin nga Kodrën e Diellit në Tetovë, oraret e parapara janë 09:30, 12:30, 15:30 dhe 18:30.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu