Himni i shtetit nëpër shkolla! Kuvendi i dha dritë të gjelbër Ligjit për Arsimin e Mesëm

Propozim-ligji që parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit, sipas vendimit të themeluesit shkaktoi debat të ashpër mes shumicës dhe opozitës.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se nuk ka arsye që etnive tjera jo-maqedonase të ju pengoi himni i shtetit, pasi himni bashkon dhe nuk ndan.

“Pyes vallë ato etnitete të ndryshme nga Ballkani që jetojnë në Zvicër kanë diçka kundër intonimit të himnit të Zvicrës kur atje janë prezent ose kanë diçka kundër himnit të SHBA-së kur atje jetojnë dhe prej atje marrin pagë. Vetëm në Maqedoni himni bëhet problem. Himni nuk mund t’i prish marrëdhëniet ndëretnike, himni na bashkon, i përmirëson marrëdhëniet ndëretnike sepse ndërton përkatësinë ndaj shtetit tonë të vetëm dhe të përbashkët”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimi.

Ilire Dauti nga Fronti Evropian tha se himni nuk përmban elemente shqiptare dhe si i tillë nuk duhet të jetë i detyrueshëm.

“Ai buxhet i cili njëjtë mbushet nga të gjithë dhe të gjithë kontribuojmë në mënyrë të barabartë në mbushjen e tij duhet të reflektoj pastaj barazi në shpërndarjen e atyre mjeteve që ata fëmijë që ju thoni se duhet ta intonojnë himnin ta ndjejnë se janë të barabartë, kanë marr hisen e vet që ju takon ashtu siç kanë participuar prindërit e tyre në tatimet dhe kontributet që i kanë dhënë për atë buxhet”, tha Ilire Dauti, Fronti Evropian.

Edhe deputeti, Adnan Azizi tha se VLEN ka vërejtjet e veta rreth këtij propozimi për të cilin edhe do të parashtroj amendamente.

“Gjithsesi që ne kemi vërejtjet tona dhe propozimet tona dhe si të tillë ne do të kemi propozim amendamentet tona në leximin e dytë ku ne do të qëndrojmë mbrapa atyre propozimeve deri në fund. Ajo që dua të theksoj dhe t’i garantoj gjithë shqiptarët se ne jemi këtu për ti përfaqësuar shqiptarët për ti mbrojt denjësisht të drejtat e shqiptarëve dhe për dallim nga ju që sot flitni si skenderbega dhe kur ishit në pozitë ishit tenderbega”, u shpreh Adnan Azizi, VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu