LSDM: Kthehet “Gjyqësori Svarovski”, VMRO-DPMNE kërkon të ketë kontroll, jo drejtësi

Zgjedhja e Danka Ristovës, bashkëshortes së një kryetari të komunës nga VMRO-DPMNE , për anëtare të Këshillit Gjyqësor është konfirmim i gjithçkaje që LSDM ka thënë muajt e fundit. VMRO-DPMNE është e interesuar për drejtësi, ata duan një gjyqësor që amniston kriminelët e tyre dhe persekuton të gjithë ata që kundërshtojnë regjimin e tyre, akuzojnë sot nga LSDM.

Synimi i kësaj qeverie është i qartë, tonë nga LSDM, partizim i plotë dhe kthim i “gjyqësorit Svarovski, i cili do të jetë vazhdim i Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“LSDM ka muaj që paralajmëron dhe ky nuk është rast i izoluar, por strategji e qartë e Mickoskit dhe partisë së tij për të shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit. Si në kohën e Gruevskit, ashtu si edhe sot, VMRO-DPMNE dëshiron që gjyqtarët të jenë vetëm pione që do të marrin vendime sipas direktivave partiake.

Po rikthehet errësira e së shkuarës, kur drejtësia heshti dhe qytetarët ishin dëshmitarë të shkeljes më të rëndë të shtetit ligjor.

Në vend që të ofrojë drejtësi dhe reforma, VMRO-DPMNE po e merr përsëri në duart e veta gjyqësorin – duke krijuar një “institucion” partiak që do të jetë prokuror, gjykatës dhe ekzekutor.

Qytetarët dhe LSDM nuk mund dhe nuk do të lejojnë uzurpimin e drejtësisë. LSDM u bën thirrje të gjithë qytetarëve, ekspertëve të pavarur, punëtorëve të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile që të qëndrojnë të vendosur kundër këtij uzurpimi. Ky është një moment kur të gjithë së bashku duhet të tregojmë se drejtësia nuk duhet të abuzohet, se gjyqësori nuk duhet të jetë mjet në duart e asnjë partie politike”, thonë nga LSDM.

Maqedonia, shtojnë nga atje, duhet të ecë përpara, drejt një sistemi drejtësie të pavarur, transparent dhe profesional që do t’u shërbejë qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu