U shkarkua nga Kasami po sa iu kthyen kompetencat reagon Teuta Llalla

Pas shkarkimit nga Kryetari i Komunës Tetovës Bilall Kasami,ka reaguar Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës Teuta Llalla ,shkruan Top24.
Llalla në profilin e saj ka potencuar se është njoftuar nga mediat për shkarkimin e saj duke e quajtur si akt të paprecedent, antiligjor por jo të papritur.
U njoha nga mediat me një akt të paprecedent, antiligjor por jo të papritur për shkarkimin tim nga detyra e drejtorit të gjimnazit të Tetovë. Ka qenë privilegj për mua të drejtoja gjimnazin e Tetovës, vatrën më të madhe të dijes e edukimit të djemve dhe vajzave tona të cilëve u kemi borxh jo vetëm transmetimin e dijes por dhe të edukatës, formimit, drejtësisë e ligjit. Këtë gjë, e përgjegjshme e kam bërë gjatë gjithë jetës time si grua, mësuese edhe nënë në tempullin ku farkëtohet dija – edukatë, drejtësia e ndershmëria për djemtë e vajzat tona. Në këtë mision të shenjtë pak u ndihmova nga Kryetari i Komunës. Kur më sipër shkrova pak më duhet të pohoj se aspak nuk u ndihmova.. Aspak nuk kishte vend për bashkëpunim, aq sa mund të përzihen uji me mbetjet e petrolit, aq mund të bashkëjetonte e aq më pak të përzihej detyra dhe përgjegjësia ime për të drejtuar tempullin e dijes me Billall Kasamin, që është modeli më i keq për çdo të ri. Politizimi i tejskajshëm, dallkauklleku, intrigat, sulmet e pafundme, hakmarria për atë që nuk e konsideroi pjesë e oborrit të tij, janë fytyra fatkeqësisht e atij që duhet të ishte qytetari e shërbëtori i parë i Tetovës. E bindur në drejtësinë e ndershmërinë time si njeri i dijes e jo e intrigave kam ditur të bëj beteja shumë më të shenjta e më të mëdha se me Bilallin. Por për të venë në vend dinjitetin tim dhe të të gjithë atyre që mendojnë si unë se politika, interesat, dallkauklleku e bëjnë pis dijen do vazhdoj betejën time ligjore kundër paligjshmërisë se një vendimi të marrë fshehtas në kohën kur unë jam në pushim vjetor. Vetëm kjo do ta bënte të turpërohej e të skuqej çdo njeri që e quan veten burrë e qytetari i parë i Tetovës , ka shkruajtur Llalla. Top24

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu